Please enter at least 3 characters.

Klopp flet për fitoren spektakolare ndaj United, vlerëson lartë rekordin e Mohamed Salah

2023/03/Klopp.jpg
479:"Liverpool manager Jurgen Klopp applauds after the Premier League match at Anfield, Liverpool. Picture date: Sunday March 5, 2023. PA Photo. See PA story SOCCER Liverpool. Photo credit should read: Peter Byrne/PA Wire. RESTRICTIONS: EDITORIAL USE ONLY No use with unauthorised audio, video, data, fixture lists, club/league logos or "live" services. Online in-match use limited to 120 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications.
2:"PA

Liverpooli ka arritur një fitore spektakolare në derbi ndaj Manchester United me rezultat të thellë 7-0.

The Reds kanë shkëlqyer duke dominuar kundërshtarët nga fillimi e deri në fundin e saj.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thënë se ka mbetur pa fjalë duke fituar një ndeshje të shkëlqyeshme ndaj një skuadre që ishte në formë.

"Jam pa fjalë. Ishte një ndeshje futbolli spektakolare, e shkëlqyeshme. Ne luajtëm futboll cilësor kundër një skuadre që është në formë të shkëlqyer", tha Klopp.

"Fillimi i pjesës së dytë ishte shumë i mirë dhe fundi ishte po ashtu spektakolar. Ky është futbolli, mund të ndodhë".

Klopp tutje ka thënë se ishte një shfaqje e duhur që ka ardhur në një moment shumë të rëndësishëm për Liverpoolin.

"Ishte shtytja që donim. Na vendos në drejtimin e duhur. Të gjithë duhet ta dinë se jemi ende aty. Nuk ishte kështu për ca kohë, por sonte ishte një shfaqje e duhur e asaj që mund të jemi dhe çfarë duhet të bëjmë tani e tutje".

Tutje trajneri gjerman foli edhe për Mohamed Salah i cili u bë golashënuesi më i mirë në histori tëLivepoolit në Ligën Premier.

“129 gola në Ligën Premier për Liverpoolin, kjo është çmenduri. Çfarë statistike e pabesueshme. Ai është një lojtar i veçantë".

"Ne e vlerësojmë atë tani, por në të ardhmen njerëzit do ta kujtojnë dhe do të thonë “wow”, çfarë ka bërë ky njeri! Ne dëshmuam diçka vërtet të veçantë. Kjo është shumë e rëndësishme për ne për 13 ndeshjet në vazhdim. Sonte ishte gjithçka perfekte", deklaroi Klopp. /Telegrafi/