Please enter at least 3 characters.

Klasikja gjermane përfundon pa gola (Video)

2016/03/ArjenRobbenBorussiaDortmundvFCBayernh6qZVjj7Gl5x.jpg

Kyrendeshja e xhiros së 25-të në bundesliga  në mes Borussia Dortmundit dhe Bayern Munichut ka përfunduar me rezultat 0-0.

Mysafirët ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes, duke sulmuar vazhdimit, por dështonin të ishin konkret para portës kundërshtare.

Rastin më të mirë në pjesën e parë e kishte Duglas Costa, por portieri Roman Bruki u tregua i sigurt dhe arriti të mbajë portën e paprekur.

Pjesa e dytë ishte më atraktive, por edhe kjo pa gola. Rastet më të mira ishin nga Pierre Aubameyang, Arturo Vidal dhe Arjen Robben.

Pas këtij barazimi Bayerni vazhdon në venin e parë me 63 pikë, ndërsa BVB në të dytin me pesë pikë më pak.

Bavarezët në ndeshjen e ardhshme luajnë ndaj Werderit. /Telegrafi/