Kjo mund t’ju ketë ikur, Shaqiri turpëroi dyshen e Liverpoolit me një driblim fenomenal (Video)
08/04/2017
Stoke City humbi ndaj Liverpoolit me rezultat 1-2.
Në këtë takim nga minuta e parë luajti Xherdan Shaqiri, por ky ishte takimi i parë i tij pas një kohësh, e gjitha kjo për shkak të lëndimit që kishte pësuar jave më parë.
Shqiptari bëri një paraqitje fantastike dhe ishte në mesin e më të mirëve në fushë. Xherdani asistoi te goli i vetëm i Stoke në këtë takim, por ai vazhdon të komentohet në rrjetet sociale për driblimin e bukur ndaj Georginio Wijnaldum dhe James Milner.
Shaqiri shënoi në minutën e tretë, por goli u anulua pasi ai ishte në pozitë jashtë loje. /Telegrafi/


