Please enter at least 3 characters.

Kjo është skuadra më e keqe e të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve

2016/12/dinamo-1.jpg

Dinamo Zagreb edhe zyrtarisht është ekipi i më i keq i të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve.

Zagrebasit pësuan humbje me rezultat 2-0 kundër Juventusit në kuadër të xhiros së fundit të fazës së ligës elitare evropiane për klube.

Levski Sofia e kanë humbur këtë ‘privilegj’ të cilën e kishte mbajtur në dhjetë vjetët e fundit në saje të zero pikëve dhe një goli të shënuar, transmeton Telegrafi.

Dinamo ka përfunduar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve me zero pikë të fituara dhe zero gola të shënuara kundrejt 15 të pranuar.

Ndryshe, ky po konsiderohet ekipi më i dobët në histori të Dinamos që prej pavarësimit të sportit kroat prej ish-Jugosllavisë. /Telegrafi/