Please enter at least 3 characters.

Kjo është fotografia e parë e modelit 688 - makinës më të shpejtë nga McLaren (Foto)

2016/08/Kjo-është-fotografia-e-parë-e-modelit-688-makines-me-te-shpejte-nga-McLaren-foto.jpg

McLaren ka bërë një punë të mirë dhe ia ka dalë të mbajë në fshehtësi modelin 688.

Madje, vetëm në muajin maj është bërë e ditur se do të prodhohet ky model, i cili do të jetë më i shpejti nga kjo kompani.

Por, së fundi ka rrjedhur një fotografi, që e shfaq këtë veturë, transmeton Telegrafi.

Megjithëse nuk është konfirmuar, imazhi që po qarkullon besohet të jetë pikërisht ky model me 666 kuajfuqi.

E tëra që dihet është se 688 do të jetë kombinim i 650S dhe 675LT, që do të prodhohet në një edicion të limituar.

Sipas të gjitha gjasave, vetura më e shpejtë nga kompania do të publikohet zyrtarisht së shpejti në Paris. /Telegrafi/