Please enter at least 3 characters.

Kishte dhimbje barku, mjekët kuptuan se në fshikëz kishte një gurë të madhësisë së vesë së një struci (Foto)

2017/09/www-3.jpg

Një burrë (64) nga SHBA-të pasur një gurë të madhësisë së vesë së një struci në fshikëz të urinës. Dhe një problem i tillë, nuk ka mundur të zgjidhet përveçse me operacion.

Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për burrin që ndjente dhimbje në anën e majtë dhe që kishte probleme me urinim, pas së cilës gjë kishte shkuar në Spitalin e Shën Marisë në Long Beach.

Gjatë skenimit, aty u vërejtën se kishte dy gurë. Njëri më i vogël gjendej në pjesën që lidhte veshkën me fshikëzën, ndërsa "përbindëshi" i vërtetë u gjet në vetë fshikëzën.

Guri kishte një peshë prej 770 gramësh.

Si shkak i gurit në fshikëz, inflamacioni i njëjtë ndodh shpesh. Kjo ndodh kur trupi dehidrohet ose nëse urina është shumë e koncentruar, e cila çon në shfaqjen e kristaleve në fshikëz. /Telegrafi/