Please enter at least 3 characters.

Kim Kardashian West feston ditëlindjen e 40-të: Evolucioni i stilit të super yllit

2020/10/kim-kardashian-wardrobe-t.jpg

Duke lëvizur nëpër imazhet e veshjeve të Kim Kardashian West ndër vite, e cila mbush 40 vjeç sot, një gjë mbetet e qëndrueshme gjatë gjithë kohës: sa e sigurt duket ajo edhe në ato më të diskutueshmet prej tyre.

Pothuajse çdo dukje sjellë dramë dhe e bënë yllin të duket seksi, që nga ditët e saj të para si stiliste dhe asistente e Paris Hilton, e deri tek paraqitjet e saj më të fundit në tapetin e kuq para pandemisë së COVID-19 në fillim të këtij viti.

Pastaj ka flokët - drejt, gjithmonë të shkëlqyeshëm, shpesh të gjatë.

Pavarësisht nga këto tipare të përsëritura, stili i Kardashian West ka pësuar një transformim në dy dekadat e fundit.

Që nga paraqitjet e para në fillim të viteve 2000, ndjenja e saj e modës evoluon gjithmonë, kështu duke e bërë Kardashian një ikonë të vërtetë mode.

Më poshtë gjeni disa nga dukjet më të bukura dhe të veçanta të yllit:

/Telegrafi/