Please enter at least 3 characters.

Kim Kardashian po vuan nga një sëmundje e rrallë e lëkurës

2019/09/jaaaaaaaaaaaaaaaa-e1568972873290.jpg
188:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - SEPTEMBER 14: Kim Kardashian West attends the 2019 Creative Arts Emmy Awards on September 14, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Amy Sussman/Getty Images)
12:"Getty Images

Njëra ndër femrat më të komentuara të planetit, Kim Kardashian, duket se nuk është aq perfekte sa të gjithë mendojnë.

Në fakt, ajo në përditshmëri nuk duket ndryshe nga të tjerët dhe preket nga sëmundjet që çdo i zakonshëm mund të ketë.

Raportohet së fundmi, se ajo po vuan nga një sëmundje e rrallë e lëkurës e cila po i shkakton asaj shenja të padëshiruara në lëkurën e saj të fytyrës.

Kjo sëmundje e quajtur "Psoirasis" manifestohet me shfaqjen e disa njollave të kuqe në lëkurë, dhe përveç fytyrës mund të shfaqen edhe në bërryla dhe gjunjë.

Pavarësisht faktit se mund të mos duket bukur, ajo nuk hezitoi që të ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale një fotografi të sikletshme, ku shfaqet me simptomat e kësaj sëmundjeje.

Ndërkohë, në një intervistë të fundit, Kim Kardashian bëri të ditur qartë se nuk dëshiron më të ketë fëmijë në të ardhmen. /Telegrafi/