Kim dhe Kanye, këngë së bashku
28/10/2015
Kim Kardashian ka vendosur t’i futet edhe muzikës.
Ylli i reality dhe bashkëshorti i saj Kanye West kanë në plan të bashkëpunojnë për një këngë, transmeton Telegrafi.
Ky duet pritet të realizohet pasi të vijë një jetë fëmija i dytë i çifit, që është djalë.
Bukuroshja, e cila edhe më parë u përfshi në një projekt të bashkëshortit të saj ka nisur që tani të marrë leksione për piano.
Kohë më parë ajo pati deklaruar se po nuk pate talent për të kënduar, nuk ia vlen të rrezikosh, por me sa duket ka ndërruar mendje. /Telegrafi/


