Please enter at least 3 characters.

Kievi thotë se luftanija ruse filloi të fundoset sapo u godit nga raketa e ushtrisë ukrainase

2022/04/1-142.jpg

Zyrtarët në Kiev thonë se luftanija ruse në Detin e Zi që u godit me raketën ukrainase Neptun, ka filluar të fundoset kur municioni filloi të shpërthejë brenda kësaj anije.

Ata madje nuk hezituan të tregojnë edhe numrin e personelit brenda anijes – që sipas ukrainasve ishin 500, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, Moska ka mohuar kategorikisht pretendimet se është goditur nga raketa ukrainase – dhe se sipas tyre zjarri shpërtheu si pasojë e një defekti në afërsi të depos ku mbahet municioni në këtë anija.

Ushtria ruse po këmbëngulë se luftanija Moskva nuk është fundosur – duke theksuar se ajo po lundron dhe është duke vazhduar misionin e saj. /Telegrafi/