Please enter at least 3 characters.

Kidman rikujton Kosovën

2016/01/f.1228112208855_m.jpg

Aktorja australiane, fituese e çmimit Oskar, vizitoi Kosovën në vitin 2006 dhe dëgjoi tregimet e viktimave të dhunës, që e bënë atë të lotojë.

"Jam një person i tmerrshëm ndonjëherë pasi mund të bëhem emocionalisht e përfshirë. Në Kosovë, më duhej të më largonin anash dhe të më thonë, 'Kjo do të jetë një gjë shumë emocionale për pjesën e mbetur të jetës. Do të shohësh dhe dëgjosh gjëra që kurrë nuk i parë ose dëgjuar'", ka rikujtuar Kidman vizitën e saj në Kosovë.

Kidman po ashtu ka thënë se viktimat e dhunuara i kanë dhënë asaj më shumë fuqi për t´u përballur me tregimet e tmerrshme që dëgjon kur viziton strehët e tyre.

"Ato kanë aq shumë kurajë... Ato kanë ëndrra të mëdha. Unë dua t´u ndihmoj... (por) unë sigurisht që i ndjej të gjitha dhe kjo më rrëzon në gju", ka shtuar më tej aktorja për emocionet që ndjen kur përballet me viktimat.

Kidman duket derisa bisedon me një grua gjatë vizitës së saj në Kosovë në vitin 2006 (Foto: UnmikOnline)

/Telegrafi/