Please enter at least 3 characters.

Kida vjen me fotografi tërheqëse nga një jaht luksoz

2021/09/241735841_207550467959327_8359354490829532962_n-e1631450005795.jpg

Me ndalimin e mbrëmjeve e koncerteve në Kosovë, artistët tashmë kanë nisur turin nëpër Evropë.

Kështu, këngëtarja Orhidea Latifi-Kida mbrëmë (e shtunë) ka qenë për të performuar në Vjenë së bashku me reperin Ledri Vula.

E njëjta duket se po e shijon qëndrimin atje, gjersa ka publikuar për fansat disa fotografi atraktive.

Kida (Foto: Instagram)

Ajo është shfaqur në top formë në një palë bikini ngjyrë portokalli, e një fustani të bardhë transparent.

Flokët rozë dhe pozat tërheqëse nga një jaht kanë bërë që të komentohet e të marrë reagime të shumta pozitive.

Mijëra pëlqime krahas postimit janë grumbulluar menjëherë pak minuta pas publikimit.

Kida momentalisht po shijon suksesin e projektit të ri “Dinero” që për pak ditë ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në YouTube. /Telegrafi/