Please enter at least 3 characters.

Kevin Hart: Kam qarë kur kam lexuar skenarin e filmit tim të ri

2019/05/Kevin-Hart-Tiffany-Haddish-e1558676318538.jpg
272:"LOS ANGELES, CA - SEPTEMBER 24: Actress Tiffany Haddish (L) and actor Kevin Hart arrive at the premiere of Universal Pictures' "Night School" at the Regal Cinemas L.A. LIVE Stadium 14 on September 24, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images)
12:"Getty Images

Vitin e kaluar ishte pjesë e kritikave të shoqatave për të drejtat e njeriut, e cila gjë i kushtoi që mos të jetë nikoqir i ceremonisë së ndarjeve të çmimeve Oscar.

Bëhet fjalë për aktorin e mirënjohur hollivudian, Kevin Hart, i cili i kishte bërë të qarta qëndrimet kundër komunitetit LGBTI, por që më vonë ishte penduar dhe ka kërkuar falje.

E këto ditë aktori ka marrë ofertë për një film të ri, skenarin e të cilit tashmë ka pasur mundësi ta lexoj.

Në fakt, artisti përmes llogarisë personale në Instagram ka pohuar se ka qarë pasi ka lexuar skenarin e filmit e zhanrit dramë, "Fatherhood".

"Kam filluar të qajë pasi kam lexuar 35 faqet e para të skenarit. Ky film do t'iu bëj për vete", ka shkruar ndër të tjetash aktori në rrjetet sociale.

Ndryshe, xhirimet e skenave të filmit do të fillojnë gjatë muajit të ardhshëm ndërsa filmi pritet të jetë në kinema gjatë këtik fund viti apo në janar të 2020. /Telegrafi/