Please enter at least 3 characters.

Këto janë shtatë skuadrat angleze që përfitojnë më së shumti nga sponsorët e fanellave (Foto)

2016/10/Premier-League-201617-kits-main.jpg

Chelsea ditë më parë ka nënshkruar kontratë me gjigantin e veshmbathjeve ‘Nike’, ku do t’i prodhojë fanellat e klubit nga Londra për 10 vitet e ardhshme.

Kjo marrëveshje do të fillojë të zbatohet nga stinori i ardhshëm 2017/18, dhe me këtë nënshkrim londinezët do të përfitojnë 60 milionë funte në stinor.

Por edhe me marrëveshjen e re Chelsea do të mbetet e dyta, pasi Manchester United është skuadra angleze që përfiton më së shumti nga sponzorimi i fanellave nga Adidas.

‘Djajtë e Kuq’, marrin 75 milionë funte në stinor nga kompania gjermane ‘Adidas’.

Ndërkohë në pozitën e tretë ndodhet Arsenal që vishet nga ‘Puma’ dhe fiton 30 milionë funte në stinor.

Vendin e katër e mbanë Liverpool me 25 milionë funte në stinor nga New Balance, ndërsa Manchester City fiton vetëm 12 milionë funte në stinor nga Nike. /Telegrafi/

1.Manchester United fiton 70 milionë funte në vit nga Adidas

2. Me marrëveshjen e re me Nike, Chelsea do të fitojë 60 milionë funte në stinor. Aktualisht londinezët fitojnë 30 milionë funte në stinor nga Adidas.

3. Arsenal zë vendin e tretë me 30 milionë funte fitime nga Puma

4. Edhe pse nuk vishet nga një kompani e njohur, Liverpool merr 25 milionë funte në stinor nga 'New Balance'

5. Çuditërisht Manchester City fiton vetëm 12 milionë funte nga Nike

6. Tottenam Hotspurs merr 10 milionë funte në vit nga Under Armour

7. Everton zë vendin e shtatë pasi fiton gjashtë milionë funte në vit nga Umbro