Please enter at least 3 characters.

Këto janë 20 skuadrat që nuk kanë luajtur asnjëherë në një kategori më poshtë se elita (Foto)

2017/05/ekiptt.jpg

Gjatë gjithë historisë së futbollit ka shumë ekipe që nuk kanë luajtur kurrë në ligën inferiore.

Është e përditshmja spanjolle “AS” e cila ka publikuar listën me 20 skuadrat evropiane që nuk e kanë provuar kurrë të luajnë në një kategori tjetër përveç asaj elitare.

E nisim nga Spanja ku Real Madrid, Barcelona dhe Athletic Bilbao janë tre skuadrat e vetme që nuk kanë luajtur në kategorinë inferiore.

Itali, vetëm Interi nuk ka luajtur në Serie B, pasi në vitin 2006 Juventusi e provoi të luajë në ligën inferiore si pasojë e skandalit “Calciopoli”.

Ndërsa Roma në vitin 1951 ka zhvilluar një sezon katastrofë duke rënë nga kategoria.

Gjermani, të gjithë e prisnin Bayernin, por befasia është vetëm skuadra e Hamburgut që nuk e ka provuar kurrë të bjerë nga kategoria.

Ajo që bën përshtypje është se në Angli të gjithë e kanë provuar një kategori më të ulët.

Më poshtë keni listën e skuadrave që nuk e kanë provuar kurrë të luajnë në kategorinë.