Please enter at least 3 characters.

Këtë herë nuk gabuan: Beatty dhe Dunaway u kthyen për ta shpallur fituesin e saktë në 'Oscars 2018'

2018/03/beattydunway-1-e1520248596688.jpg
382:"HOLLYWOOD, CA - MARCH 04: In this handout provided by A.M.P.A.S., (L-R) actors Warren Beatty and Faye Dunaway present the Best Picture award for 'The Shape of Water' to filmmaker Guillermo del Toro and actor Sally Hawkins onstage during the 90th Annual Academy Awards at the Dolby Theatre on March 4, 2018 in Hollywood, California. (Photo by Matt Petit/A.M.P.A.S via Getty Images)
12:"Getty Images

Warren Beatty dhe Faye Dunaway e kanë prezantuar sërish çmimin për filmin më të mirë në Academy Awards dhe kësaj radhe nuk gabuan.

Përkundër gafës që bënë në vitin e kaluar kur e shpallën gabimisht fitues filmin "La La Land" në vend të "Moonlight", yjet e filmit "Bonnie and Clyde" u ftuan sërish ta ndanin Oscarin për kategorinë kryesore.

(Foto: Getty Images)

Natyrisht se edhe prezantuesi Jimmy Kimmel nuk ka mundur që të mos i ngacmojë për gafën e bërë një vit më parë.

Para se të ndahej çmimi, komiku tha se asgjë e keqe nuk mund të ndodhte, duke qenë se të tilla gjëra tashmë i kemi parë në të kaluarën.

Sidoqoftë, në edicionin e 90-të të Academy Awards, Beatty dhe Dunaway u treguan të saktë. Edhe ata bënë shaka me veten para se ta ndanin çmimin.

(Foto: Getty Images)

"Është gjë e bukur t'ju shohim sërish", u shpreh Beatty, derisa Dunaway shtoi se thonë që prezantimi për të dytën herë është akoma më i bukur.

Çmimin Oscar për filmin më të mirë e fitoi "The Shape Of Water", edhe pse "Three Billboards Outside Ebbing, Missouri" ishte konsideruar favorit për këtë kategori. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)