Please enter at least 3 characters.

Kështu e komenton Osmani diskriminimin e shqiptarëve në stadiumin ''Telekom Arena'' (Foto)

2017/02/Bujar-Osmani-me-llogo-e1521738717155.jpg

Shqiptarët dje u diskriminuan. Organizatorët të sypatrembur guxuan që t'i tregojnë botës një realitet të rrejshëm, një realitet ku nuk shihen shqiptarët si shtetformues por u prezentua kultura maqedonase dhe vetëm flamuri shtetëror!

I kontaktuar nga Telegrafi Maqedoni për të dhënë deklaratë për këtë diskrimin ndaj shqiptarëve që duhet ai t'i përfaqëson, zëvendëskryeministri i Maqedonisë Bujar Osmani, parapëlqen që deklaratat t'i ndajë me fansat e tij në Facebook, dhe jo me mediumet që e kontaktojnë për t'i marrë deklaratë.

''Ndoqa një ndeshje tamam mes gjigantëve të futbollit evropian. Dëshmuam se mund të organizojmë edhe manifestime të këtij rangu! Ama, organizatorët e programit artistik sikur harruan se Maqedonia është shumëtnike...! FFM të spjegohet!'' ka shkruar Osmani.

Telegrafi do të vazhdojë që të kërkojë përgjegjësi ndaj zyrtarëve qeveritar për diskriminimin e bërë ndaj shqiptarëve, si ky i djeshmi.

Përndryshe, qeveria e tanishme vazhdimisht mundohet të na bind se Maqedonia e re do të ndërtohet në themelet e një jete të përbashkët, të qytetarëve që jetojnë në të. /Telegrafi/