Kështu do të duket objekti i ri Ambasadës së SHBA-së (Foto)
05/05/2015
“Fotografi digjitale e Ambasadës së re dhe të bukur në Prishtinë”, ka shkruar Jacobson në Twitter.
Ndryshe, presidentja e vendit, Atifete Jahajga, dhe ambasadorja Jacobson, të martën kanë vënë gurthemelin për ndërtimin e objektit të ri të kësaj ambasade.
Ndërtimi do të bëhet në hapësirën prej pesë hektarësh në lagjen “Arbëria” (ish-Dragodan) të kryeqytetit, tokë kjo që i është dhënë në shfrytëzim Ambasadës për 99 vite.
Ceremonia e nisjes së ndërtimit është quajtur moment historik. I pranishëm në këtë rast ishte edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.


