Please enter at least 3 characters.

Këshilltari i Allegrit: Italiani do të shkojë te skuadra e Ligës Premier

Sipas portalit sportiv italian “Calciomercato”, Galeone ka pohuar se oferta e klubit londinez është fantastike, pra e pa refuzueshme.

“Allegri do të kalojë në radhët e Chelseat. Ai ka marrë një ofertë fantastike nga Roman Abramovich”, ka thënë ndër të tjerash Galeone, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu sipas tij, Mario Gotze, Francisco Isco dhe Pablo Dybala do të ndjekin rrugën e Allegrit drejt Stamford Bridge gjatë afatit kalimtar të verës.

Guus Hiddink aktualisht është trajner i përkohshëm i kampionit të Ligës Premier pas shkarkimit të Jose Mourinhos, ku ky i fundit pritet ta merr drejtimin e skuadrës së Manchester Unitedit. /Telegrafi/