")
Please enter at least 3 characters.

Kërkohet ndihmë financiare për shërimin e Ardijana Malokut nga Prizreni

2020/01/82133445_1019928535035575_5320735305966288896_n.jpg

Familjarët e Ardijana Malokut nga Prizreni kanë kërkuar ndihmë financiare nga qytetarët për shërimin e 45 vjeçares, e cila vuan nga tumori në kokë.

Maloku është diagnostifikuar me sëmundjen "Cavernoma multiple", që është lloj i tumorit.

Familjarët e 45-vjeçares kanë thënë se gjendja e saj është e rëndë dhe se kjo sëmundje duhet të trajtohet jashtë Kosovës, por që ata nuk kanë mundësi t’i mbulojnë shpenzimet e tretmanit në shumë prej 17 mijë eurove.

Të gjithë qytetarët që kanë mundësi mund të kontribuojnë në këtë numër të xhirollogarisë: XK051911003629021129 /Telegrafi/