Please enter at least 3 characters.

Këngëtarja e hitit "Without Me", Halsey thotë se kishte tentuar të vetëvritej në moshën 17 vjeçare

2019/01/h1-e1548839784273.jpg
189:"LAS VEGAS, NEVADA - NOVEMBER 15: Halsey attends the 19th annual Latin GRAMMY Awards at MGM Grand Garden Arena on November 15, 2018 in Las Vegas, Nevada. (Photo by Sam Wasson/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja Halsey është bërë shumë e pëlqyer për publikun, veçanërisht pas publikimit të hitit "Without Me".

Së fundmi, ajo ka rrëfyer në një intervistë se si balada e saj e suksesshme është e inspiruar nga ngjarjet që kanë ndodhur në jetën reale.

Halsey ka treguar kur ishte shtatëmbëdhjetë vjeçe kishte tentuar të vetëvritej, e krejt kjo për shkak të depresionit pas ndarjes nga i dashuri.

Ajo u pranua në spitalin psikiatrik dhe qëndroi për 17 ditë, këngëtarja e hitit "Without Me" u diagnostikua me çrregullime bipolare.

"Kishte shumë gjëra që ndodhën menjëherë, me një mungesë të plotë të drejtimit", tha Halsey, tani 24 vjeç, për Glamour.

"Duke pasur parasysh atë që kam përjetuar dy vitet e fundit, në qoftë se unë nuk do të ndalja tentimet për vetëvrasje, kush e di se çfarë do të kishte ndodhur?", ka thënë tashmë 24-vjeçarja në një intervistë për Glamour.

Halsey ka marrë një diagnozë të endometriozës, pësoi një abort dhe duroi një shpërbërje të madhe publike me ish-të dashurin e saj, reperin G-Eazy - dhe të gjitha këto ndodhën përbrenda një viti. /Telegrafi/