Please enter at least 3 characters.

Këngëtarja e famshme Ciara pranohet në Universitetin e Harvardit

2019/05/ciara1.jpg
193:"MINNEAPOLIS, MN - FEBRUARY 03: Recording artist Ciara attends the NFL Honors at University of Minnesota on February 3, 2018 in Minneapolis, Minnesota. (Photo by Christopher Polk/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja e famshme, Ciara, ka dhënë një lajm të mirë së fundmi për fansat e saj.

Përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ajo ka u ka kumtuar ndjekësve lajmin se është pranuar në Universitetin e Harvardit.

Në mbishkrimin e fotografisë, Ciara thotë se një ëndërr të tillë e kishte pasur gjithmonë, por që muzika e kishte devijuar paksa nga studimet.

“Unë gjithmonë kam ëndërruar të shkoj në kolegj, por karriera ime muzikore me çoj në një rrugë për të cilën jam mirënjohëse”, ka shkruar këngëtarja.

“Këtë javë u pranova në Harvard. Fjalët nuk mund t’i përshkruajnë emocionet e mia”, ka shtuar më tej Ciara.

Përndryshe, ajo ka bërë të ditur se studimet në këtë universitet do t'i kryejë në fushën e biznesit. /Telegrafi/