Please enter at least 3 characters.

Kënga e re 'shpërthen' gjithandej, reagon Gjesti: Kaq shumë dashuri, s'kam fjalë

Foto: YouTube

Kënga e re e Gjestit, “Memories”, po shënon sukses të madh ndërkombëtar.

Artisti ka ndarë në rrjetet sociale një postim ku tregon se projekti i tij muzikor është renditur në 'trending' në disa vende të Evropës, duke zënë pozita shumë të larta në platformat muzikore.

Sipas postimit, “Memories” është numër një në Shqipëri, Zvicër dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa ka arritur gjithashtu pozita të larta në shtete si Gjermani, Suedi, Belgjikë, Austri, Norvegji, Greqi, Slloveni, Itali, Maltë, Mbretëri e Bashkuar, Danimarkë, Finlandë, Francë dhe Kroaci.

Foto: Instagram

Në mesazhin shoqërues, Gjesti ka falënderuar fansat për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se ky sukses është rezultat i dashurisë dhe përkrahjes së publikut.

"Me pa këngën trending në kaq shumë shtete dhe gjithë këtë dashuri prej juve. S'kam fjalë", ka shkruar ai.

Projektin ia ka dedikuar vëllait të tij të ndjerë, Eldionit, i cili vdiq në shtator të vitit të kaluar nga një aksident me motoçikletë. /Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com