Please enter at least 3 characters.

Kënga e re e Era Istrefit "Prisoner" publikohet nesër

2018/06/err3-e1528408593214.jpg

Këngëtarja e njohur Era Istrefi është shndërruar në një prej personazheve më të përfolur në media.

Kënga "Live it up", të cilën ajo e solli me Will Smith dhe Nicky Jam është kënga përcjellëse e Kampionatit Botëror.

Këto ditë pritet të publikohet edhe klipi e saj, gjersa përveç kësaj kënge, Era paralajmëroi edhe një 'single' tjetër.

Bëhet fjalë për një këngë të re ritmike, e cila titullohet "Prisoner".

Kjo këngë do ta ketë datën e publikimit nesër (e premte), dhe këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një fotografie të publikuar në InstaStory.

Ajo shfaqet atraktive në një "selfie", në mbishkrimin e së cilës shkruan: "'Prisoner' publikohet nesër".

Mbetet të shihet se cila është befasia e radhës që artistja shqiptare ka përgatitur për fansat e saj. /Telegrafi/