Kënga e Ledrit, tri javë në krye të “Top Awards” (Video)
Qe pesë javë, në ekranin e Top Channel, çdo të diel ora 10:30-12:00, ka nisur klasifikimi i muzikës më të bukur shqiptare të publikuar së fundmi, në programin “The Top List”.
“SRMN” është kënga me e fundit e Ledri Vulës, e cila ka mundur t’i kryesojë kësaj renditje prej tri javësh rresht. Klasifikimit të kësaj jave i janë shtuar katër projekte të reja muzikore si MC Kresha ft Gjurmët “Era”, Era Istrefi “BonBon” , Adrian Gaxha ft. Lindon “Asnihere” si edhe Albina Kelmendi “Ëndrrën mos ma merr”.
Por, duket se suksesi i tyre ka qenë i menjëhershëm, pasi Mc Kresha është renditur menjëherë në vendin e dytë, ndërsa Era Istrefi në vendin tretë.
Projekte muzikore të cilat i janë larguar këtij klasifikimi janë “Shush” i Lyrical Son, “Du” nga Dren Abazi ft. Zzo si edhe “Ashiqare” nga Gjiko, transmeton Top Channel.
Ja cili është klasifikimi i plotë i “The Top List”, “Top Awards”:
- Ledri Vula – “Srmn”
- MC Kresha Ft Gjurmet – “Era”
- Era Istrefi – “BonBon”
- Nrg Band – “Ajo m’kalli”
- Adrian Gaxha ft. Lindon – “Asnihere”
- 2Ton – “Ani nasht”
- Asgje Sikur Dielli – “Adresa”
- Butrint Ymeri – “Eja”
- Albina Kelmendi – “Ëndrrën mos ma merr”
- Ghetto Geasy ft. Majk – “S’jena mo”
- Bleona Qerreti – “Take you over”
- Ciljeta ft. Lil Koli & Filloreta – “Big booty”
- Vlashent Sata – “Ëmbël”
- Duffy – “Hate you love you”
- Elvana Gjata ft. Bruno – “Love me”
- Sheila – “Datty datty”
- Ronela Hajati – “A do si kjo”
- Kida – “S’ki ide”
- Fajter ft BimBimma & Trimmy – “Asnjo1”
- Samanta – “Asnjo si un”


