Please enter at least 3 characters.

Kendall Jenner mahnit me stilin e saj elegant në një darkë në West Hollywood

5:"FILMA

Modelja e famshme, Kendall Jenner, u shfaq me një pamje të thjeshtë, por tejet elegante, teksa shijoi një darkë sushi vetëm në West Hollywood të enjten mbrëma.

E veshur me një palë xhinse klasike, këmishë me vija dhe një bluzë të bardhë minimaliste, 29-vjeçarja ishte çdo aspekt i një supermodeleje edhe jashtë pasarelës.

Ajo kompletoi pamjen me një kapelë bejsbolli blu të errët dhe një çantë të madhe ku kishte futur të gjitha të domosdoshmet për mbrëmjen, shkruan DailyMail.

Dalja e saj vjen pak pas postimit në Instagram të një mëngjesi të lehtë prej rreth 200 kalorish, për të cilin Jenner tregoi se është "i pasur me yndyrna të shëndetshme që e mbajnë trupin të tonifikuar".

Fotografia e mëngjesit zbulonte një pjatë me manaferra të freskëta, pak kos grek, arrorë dhe një dozë matcha pluhur – një kombinim i pasur me fibra, vitamina dhe antioksidantë. Në krah kishte edhe një Golden Milk Latte, pije e bërë me shafran Indie, e njohur për vetitë e saj anti-inflamatore dhe përmbajtjen e lartë të fitonutrientëve.

Nutricionistja Monica Partier i tha DailyMail.com se ky lloj vakti është “i pasur me yndyrna të mira dhe me përbërës që mbështesin shëndetin e përgjithshëm dhe sistemin tretës”.

Në një tjetër zhvillim që mori vëmendje së fundmi, Kendall zbuloi aksidentalisht përmasat e trupit të saj në platformën Kardashian Kloset, ku shitet veshjet e përdorura nga familja Kardashian-Jenner. Rezultoi se modelja mban përmasën amerikane 2, ndërsa është 1.62 metra e gjatë. /Telegrafi/