Please enter at least 3 characters.

Kendall Jenner dhe Jacob Elordi shfaqen më të afërt se kurrë gjatë një darke romantike në Tokio

Romanca mes Kendall Jenner dhe Jacob Elordi duket se po forcohet çdo ditë e më shumë.

Çifti i ri u fotografua gjatë një darke intime në Tokio, ku u panë të relaksuar dhe shumë të afërt me njëri-tjetrin, duke konfirmuar edhe më tej lidhjen që prej javësh po tërheq vëmendjen e medieve rozë.

Supermodelja 30-vjeçare dhe ylli i serialit Euphoria po darkonin në një restorant të njohur në kryeqytetin japonez, ku pozuan edhe me fansa, shkruan DailyMail.

Në fotografitë e publikuara, Elordi shihet i mbështetur me dashuri pranë Jenner, ndërsa të dy buzëqeshin dhe shijojnë mbrëmjen në shoqërinë e miqve.

Vetëm pak ditë më parë, çifti u fotografua gjatë një udhëtimi romantik në Hawaii, ku u panë duke kaluar kohë së bashku në plazh.

Më pas, ata morën pjesë edhe në një takim të dyfishtë me Kylie Jenner dhe partnerin e saj, Timothee Chalamet, duke shtuar spekulimet se marrëdhënia po bëhet gjithnjë e më serioze.

Sipas raportimeve, Kendall dhe Jacob nisën të afrohen pas festivalit Coachella, ku u panë për herë të parë në momente romantike.

Burime pranë tyre kanë pretenduar se Kylie Jenner ka luajtur rol të rëndësishëm në afrimin e çiftit, pasi prej kohësh dëshironte të organizonte takime të përbashkëta me motrën dhe partnerin e saj.

Edhe pse njiheshin prej vitesh dhe kanë qenë pjesë e të njëjtit rreth shoqëror, duket se miqësia e tyre është shndërruar tashmë në diçka më shumë, ndërsa paraqitjet publike të fundit po i bëjnë fansat të besojnë se kemi të bëjmë me një nga çiftet më të komentuara të momentit. /Telegrafi/