Please enter at least 3 characters.

Kelly Brook del vetëm me meshkuj “të fuqishëm”

2016/01/f.1013051324650_m.jpg

Modelja, e cila është në lidhje me lojtarin e rugbyt, Danny Cipriani, tetë vjet më të ri se ajo, thotë se është kokëfortë dhe se ka një varg gjërash që ajo kërkon tek i dashuri i saj.

“Dua dikë që shkel në tokë, argëtues, të mirë në shtrat, të bukur. Jam vërtet kokëfortë për momentin. Jam në një moshë kur thjesht nuk dua kurrfarë sfide. Sapo shoh se është i këndshëm, aty jam. Dhe sa më pak që ata flasin për veten, aq më mirë”, ka thënë modelja.

Kelly, e cila së fundi u nda nga aktori Billy Zane, po ashtu ka thënë se ajo është në kërkim të një lidhje për të qenë e “sigurt” dhe për t’u ndjerë e dashuruar.

“Nuk kam qenë e vetme që kur isha 14-vjeçare. Kam qenë me Jason Statham për katër vjet dhe me Billy për shtatë vjet. Oh Zot, kurrë nuk kam qenë e vetme si e rritur”, kujton Brook.