KB Bashkimi fajëson referimin për humbjen ndaj Pejës
24/01/2016
Pjea vazhdoi dominimin total në Superligë, me 14 fitore në po aq ndeshje, transmeton Koha.net. Por, sipas Bashkimit ishte referimi që sot kishte ndikim direkt në fatin e këtij takimi.
“Pas një referimi skandaloz, siç ndodh shumë herë në Prizren, ekipi jonë Bashkimi ka pësuar humbje ndaj KP Pejës. Siç e dimë në basketboll mjaftojnë 2-3 gabime të referit që loja të merr kahe tjetër, dhe ashtu ndodhi edhe në Prizren”, ka thënë KB Bashkimit përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit në Facebook.


