Please enter at least 3 characters.

Katër shoqata qytetare do të bashkëpunojnë me Gruevskin

2016/11/Grujo-dhe-4-ojq.gif

OBRM-PDUKM-ja ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me katër shoqata qytetare, Lidhjen e bujqve, Shoqatën për bashkim kulturor të Boshnjakve, Koalicionin e Egjiptianëve dhe Shoqatën për bashkim shpirtëror të Setinëve, Popadinëve dhe Krushoradëve të Lerinit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, Gruevski tha se OBRM-PDUKM-ja është partnere e qytetarëve dhe bashkëpunimi do të vazhdojë me vite, duke theksuar se partia e tij i bashkon të gjithë ata që dëshirojnë një të ardhme më të mirë për Maqedoninë dhe qytetarët e saj./Telegrafi/