Katër persona të dehur shkaktojnë aksident në Shtërpcë, pastaj rrehen mes vete
16/03/2021
Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Firaje të Shtërpcës, katër persona janë aksidentuar, pastaj janë rrahur mes vete.
Të njëjtit sipas policisë kanë qenë nën ndikim të alkoolit.
“Raportohet se katër meshkuj kosovarë nën ndikim të alkoolit pas një aksidenti në trafik janë rrahur mes veti ku është përdor sprej dhe thika .Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raport. /Telegrafi/


