Please enter at least 3 characters.

Katër persona arrestohen për vjedhje dhe mashtrim

2018/06/arrettt.jpg

Policia e Kosovës me anë të një komunikate njofton se ka arrestuar katër persona si të dyshuar për vjedhje të veturës.

Sipas Policisë tre persona janë arrestuar më 22 maj ndërsa personi i katërt është arrestuar sot. Përveç vjedhje të veturës të arrestuarit dyshohen edhe për vepra tjera, si mashtrim, keqpërdorim i besimit,etj.

Personat e dyshuar janë A. K. 33 vjeç, E. C. mashkull, 37 vjeç, A. F. mashkull, 32 vjeç, dhe  E.O. 30  vjeç. /Telegrafi/