Please enter at least 3 characters.

Katër ndeshje sot zhvillohen në Superligë

2016/06/12240934_10154034519576797_6147155155684858458_o-696x464-1.jpg

Elita e futbollit vazhdon sot më katër ndeshjet e javës së pestë.

Njëra sfidat kryesore të ditës së sotëm është ballafaqimi mes Trepçës dhe Besës së Pejës.

“Xehetarët” që nuk e kanë nisur mirë këtë sezon të garave, i pret një përballje e “nxehtë” kundër skuadrës pejane, e cila në Mitrovicë vjen pas barazimit me Prishtinën javën e kaluar.

Ndërkohë, Ferizaj me trajner të ri, Arsim Abazin do të përballet me Trepçën ’89, kjo e fundit mirë e ka nisur këtë edicion të garave dhe letër llogaritët favorit në këtë ndeshje.

Ndeshje interesante pritet të jenë edhe duelet Llapi-Liria dhe Hajvalia-Drita.

Vala Superliga / Java e 5-të

Ferizaj – Trepça ‘89

Llapi – Liria

Trepça-Besa

Hajvalia-Drita