Please enter at least 3 characters.

Kapiteni i Yllit, Morina: Shkojmë për fitore në Mitrovicë

2024/05/page-99.jpg

Kapiteni i Golden Eagle Yllit, Gëzim Morina ka thënë se skuadra e tij do të luajë për fitore në Mitrovicë, ku do ta zhvillojnë ndeshjen e pestë finale të “Play-Offit” të Superligës së Kosovës në basketboll.

Seria e finaleve qëndron në rezultat të barabartë 2:2. Skuadra që regjistron tri fitore e para shpallet kampione.

Ndeshja e pestë do të zhvillohet në palestrën “Minatorii” të Mitrovicës, raporton KosovaPress.

Para finales së pestë, kapiteni i Yllit tha se në Mitrovicë do të shkojnë vetëm për fitore.

“Edhe kësaj sezone po i vjen fundi. Ndeshja e pestë finale, e 11-ta në total me Trepçën sivjet. Mendoj që të dy skuadrat kemi treguar lojë të mira dhe gjithë tifozët kanë pasur mundësi të kënaqen me ndeshjet. Normal që në lojën e fundit shkojmë në Mitrovicë për fitore, shpresoj të fitojë më i miri. Forca Ylli”, tha Morina.

<section> <h2>Kush do të bëhet kampion i Kosovës në basketboll në edicionin 2023/24?</h2> </section> <section> <h2>KB Trepça</h2> </section> <section> <h3>KB Golden Eagle Ylli</h3> </section>