Kapiteni i Kosovës shpreson për rezultat të mirë ndaj Werderit
Portieri i Palermos ka theksuar se reprezentacioni gjithmonë kërkon fitoren, ndërsa ndaj ekipit gjerman pret një lojë të mirë dhe prezantim të denjë të Kosovës.
“Kemi krijuar një lidhëshmëri të mirë ndërmjet reparteve që jep shpresa për një rezultat të mirë. Natyrisht se çdo futbollist e dëshiron dhe e synon fitoren. Dallimi ndërmjet Eintrachtit dhe Werder Bremen është më shumë në vendosjen taktike, ndryshe të dyja skuadrat janë të forta dhe respektive në Bundesligëa”, ka thënë Ujkani për portalin Koha.net.
Sipas tij, Werderi ka një mesfushë më të fortë se Eintracht Frankfurti dhe sulmon me shpejtësi, ndërsa ekipi me të cilin barazuan 0-0 para pak ditësh, më shumë sulmon në krahë.
“Unë besoj se ekipi ynë është i gatshëm për këtë ballafaqim dhe për një rezultat pozitiv”, ka thënë gardiani kosovar. /Telegrafi/


