Please enter at least 3 characters.

Kapiteni i Hajvalisë kërkon llogari nga trajneri

2016/01/kapiteni-i-hajvalis-euml-k-euml-rkon-llogari-nga-trajneri_hd.jpg

Edicionin e kaluar Gëzim Gashi ishte titullar i padiskutueshëm në përbërjen e parë të skuadrës së Hajvalisë. Mirëpo, të njëjtën nuk mund ta themi për stinorin që sa po lëmë pas, pasi kapiteni Gashi në të shumtën e rasteve ishte zgjedhja e dytë e trajnerit Keçi.

Mbrojtësi i hajvaliasve, Gashi, thotë se vetëm trajneri i dinë arsyet pse nuk i ka ofruar vend në përbërjen e parë.

“Të them të drejtën, këtë stinor nuk jam aspak i kënaqur me tretmanin që më ka bërë trajneri, pasi në shumicën e rasteve jam inkuadruar nga banka rezervë edhe pse kam qenë në formë ideale. Kam pritur që trajneri të paktën të ma sqaroj situatën pse unë nuk jam pjesë e përbërjes së parë, megjithatë asnjëherë nuk kam marr përgjigje”, ka thënë Gashi për SportPlus. /Telegrafi/