Please enter at least 3 characters.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Suharekës, Shala: Do të subvencionojmë pushimin e lehonisë edhe për sektorin privat, katër mijë euro për fëmijën e katërt

Ardian Shala, kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka premtuar se në qeverisjen e tij lokale në Suharekë do të subvencionojnë pushimin e lehonisë edhe për sektorin privat.

Shala gjatë një paraqitje para qytetarëve të kësaj ane theksoi se shumë prej grave po kanë vështirësi të punësohen, pas firmat hezitojnë t’i marrin për shkak të pagesave pastaj për pushimin e lehonisë.

“Kjo është me ligj e rregulluar. Tre muaj prej qeverisë, gjashtë muaj prej punëdhënësi.... Në rast të punëdhënësit barrën do ta merr komuna”, tha ai.

Kandidati për kryetar të komunës të Suharekës premtoi po ashtu se për fëmijë të katërt familjet do të mbështeten me katër mijë euro.

“Kemi me nda fond për fëmijën e tretë, të katërt. Krejt këto janë benefite që kanë mi marr. Për fëmijën e katër do t’i kenë katër mijë euro”, tha ai. /Telegrafi/