Kampioni ia tregon forcën Prishtinës, e mposht në kryeqytet
Skuadra nga Drenasi, ka arritur fitore të madhe në kryeqytet duke e mposhtur Prishtinën me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm në këtë takim për skuadrën e Gani Sejdiut, e shënoi sulmuesi i transferuar nga Vëllaznimi, Mevlan Zeka në minutën e 63-të pas një mos kujdesie të portierit Visar Bekaj dhe mbrojtësit Ardian Ismajli.
Deri në fund të ndeshjes të dyja skuadrat kishin disa gjysmë raste por portat mbetën të pa prekura.
Pas kësaj fitore të vështirë, Ferronikeli tregon edhe njëherë se pritet ta thotë fjalën kryesore në luftë për titullin e kampionit.
Në ndeshjen e dytë derbi të zhvilluar gjatë ditës së sotme, Besa e Pejës ka shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Hajvalisë.
Golin e vetëm në këtë takim për Besën e shënoi Sheqerolli 25 minuta para fundit të ndeshjes.
Si Ferronikeli ashtu edhe Besa mbetet pretendent për titullin e kampionit në elitën e futbollit kosovar. /Telegrafi/
Prishtina - Ferronikeli 0-1
Besa - Hajvalia 1-0


