Kampioni bie në Drenas, Feronikeli ’74 merr fitoren e parë në kampionat
Feronikeli ’74 ka shënuar një fitore tepër të madhe në shtëpi ndaj kampionit në fuqi, Dritës, ku skuadra nga Drenasi zhvilloi një paraqitje pozitive për të fituar me rezultat minimal 1-0.
Pjesa e parë ishte totalisht e baraspeshuar me pak raste shënimi, por me të filluar e dyta, vendasit i ndëshkuan nga vendasit me një kundërsulm.
Egert Selmani ishte heroi i Niklit, që përfitoi nga një asistim i bukur i Gjelbrit Taipit, duke e lënë të shtangur Faton Maloku (47’).
Nikli kishte edhe dy mundësi të mira shënimi në fundin e ndeshjes, por që mbrojtja e skuadrës gjilanase u gjend në vendin e duhur për të mos lejuar befasi.
Jorgo Pëllumbi tentoi në kohën shtesë, por gjuajtja e tij shkoi mbi portë, duke mos e lejuar ndryshimin e rezultatit.
Kjo është fitorja e parë e klubit nga Drenasi këtë edicion në Superligë, ndërsa Drita pëson humbjen e parë duket mbetur me 7 pikë pas ndeshjeve të zhvilluara, ndërsa ka mbetur pa e zhvilluar ndeshjen ndaj Prishtinës./Telegrafi/


