Please enter at least 3 characters.

Kampionati Botëror 2018: Sergio Ramos publikon këngë dedikuar Spanjës

2018/06/sergio1.jpg
210:"KIEV, UKRAINE - MAY 26: Sergio Ramos of Real Madrid CF looks on prior to the UEFA Champions League final between Real Madrid and Liverpool on May 26, 2018 in Kiev, Ukraine. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Është e sigurt të thuhet se Sergio Ramos nuk ka fituar shumë tifozë të rinj pas paraqitjes së tij në finalen e Ligës së Kampionëve.

Mbrojtësi i Real Madridit dhe kapiteni i Spanjës ka publikuar së fundmi këngën e tij të re, dedikuar Botërorit 2018 së bashku me këngëtarin spanjoll Demarco Flamenco.

Kënga e tyre titullohet 'Otra Estrella en tu Corazon' - që në shqip përkthehet "Një yll tjetër në zemrën tënde".

Teksti përfshin fjalët më të shpeshta që tifozët thonë në tribunë: "Ejani, Spanja, ngrini zërin, bërtitni me zë të lartë, të gjithë për një qëllim, do të arrijmë më të mirën, duke luftuar së bashku, drejt fitores me nder".

Ramos ndau me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram një video ku shfaqte një pjesë nga klipi, video e cila ka arritur të grumbullojë mbi 100.000 shikime që pas lansimit të premten.

Kjo nuk është hera e parë që 32-vjeçari ka sprovuar veten edhe në këndim.

Ai gjithashtu këndoi refrenin kryesor në këngën "La Roja Baila" të Spanjës realizuar për Kampionatin Euro 2016, këngë e cila është më shumë se një klasike e Eurovisionit. /Telegrafi/