Please enter at least 3 characters.

Kamenica nënshkruan marrëveshje për 70 njësi banimi në kuadër të banimit të përballueshëm

2024/09/komuna-e-kamenicess.png

Komuna e Kamenicës ka nënshkruar marrëveshje me ministrin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinore dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, për 70 njësi banimi në kuadër të banimit të përballueshëm.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare thuhet se nga thirrja e hapur e MMPHI-së, Komuna e Kamenicës ka aplikuar se si rrjedhojë ka nënshkruar marrëveshjen.

“Nga thirrja e hapur e MMPHI-së në shkurt të këtij viti, ku aplikuam si komunë, sot kemi nënshkruar marrëveshjen me Ministrin Aliu”, ka thënë Kryetari Rahimaj.

Komuna e Kamenicës ka ndarë parcelën, dhe së shpejti do të fillojë puna.

Kryetari Rahimaj gjithashtu ka shtuar se bashkë me nivelin qendror, vazhdojmë me punë të mira për qytetarin. /Telegrafi/