Please enter at least 3 characters.

Kamberi e quan dështim referendumin në Serbi

2021/03/Shaip-Kamberi-foto-Ridvan-Slivova-1-e1616701472559.jpg

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi e ka quajtur dështim mbajtjen e referendumit dje në Serbi.

Kamberi përmes një postimi në Facebook, tha se pjesëmarrja e më pak se 30% të qytetarëve në këtë referendum nënkupton dështim.

“Më pak se 30% pjesëmarrje. Referendumi dështoi në vet Serbinë. Pushteti autoritar i Vuçiqit po delegjitimohet në vet Serbinë”, ka shkruar ai.

Të dielën në Serbi është mbajtur referendumi për ndryshimin e kushtetutës, gjegjësisht ndryshimet që kanë të bëjnë me gjyqësorin.

Këto ndryshime bëhen me qëllim të harmonizimit të legjislacionit me atë evropian, në procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/