Please enter at least 3 characters.

Kalaja e Prizrenit do të hapet sot për vizitorë nga ora 12:00

Kalaja e Prizrenit ka njoftuar se më 7 shtator 2026 do të jetë e hapur për vizitorë nga ora 12:00.

Për shkak të punimeve që po vazhdojnë, disa pjesë të Kalasë do të jenë të mbyllura dhe të paarritshme për vizitorët për arsye sigurie.

Vizitorëve u është bërë thirrje që të respektojnë shenjat orientuese dhe kufizimet e vendosura gjatë vizitës. /Telegrafi/