Please enter at least 3 characters.

Kadriu: Lëshohet për qarkullim rruga Kaçanik-Hani i Elezit

2018/05/Magjistralja-Kacanik-Hani-i-Elezit-e-bllokuar-foto-KALLXOcom-e1526419235960.jpg

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, ka konfirmuar për Telegrafin se rruga kombëtare Kaçanik-Hani i Elezit është lëshuar në qarkullim.

"Sot, në mëngjes është lëshuar në qarkullim rruga Kaçanik - Hani i Elezit. Aktualisht ka kolonë në rrugë deri në stabilizimin e rregullt të qarkullimit", tha për Telegrafin, Kadriu.

Kujtojmë se Ministria e Infrastrukturës kishte nxjerr një vendim për ndalimin e qarkullimit të automjeteve në rrugën nacionale Kaçanik-Hani i Elezit, deri në një afat të pacaktuar pasi kishe rreziqe nga rrëshqitja e dheut dhe gurëve. /Telegrafi/