Please enter at least 3 characters.

Kadri Veseli takon David Price

2016/07/13659102_622874631221080_8740692091522502993_n.jpg

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjatë qëndrimit të tij në Filadelfia është takuar me kryetarin e Komisionit të House Democracy Partnership, David Price.

Veseli përmes një postimi në Facebook ka thënë se takimi ishte miqësor.

“Gjatë qëndrimit në Filadelfia, në Konventën e demokratëve, pata kënaqësinë të takoj z. David Price, kryetarin e Komisionit të House Democracy Partnership. Takimi ishte shumë miqësor ngase u zhvillua në atmosferën e Konventës, për mundësitë e zhvillimit të partneritetit me perspektiva të reja. Me z. Price, biseduam edhe për bashkëpunimin e mirë që ka Kongresi amerikan me Kuvendin e Kosovës si dhe mundësitë se si të fuqizohet ky bashkëpunim”, ka shkruar Veseli./Telegrafi/