Please enter at least 3 characters.

Ka ndërruar jetë kitaristi Valton Berisha, kolegë të shumtë shprehin ngushëllime

2021/02/valton-e1613388160866.jpg

Ka ndërruar jetë kitaristi i njohur, Valton Berisha, që ishte anëtar i grupit “Purgatory”.

Lajmin e kanë konfirmuar kolegët e tij, të cilët kanë shprehur ngushëllime në rrjetet sociale.

Në një publikim në rrjetet sociale, kolegu i tij, kitaristi Valon Gashi, e ka shpërndarë një fotografi me përshkrimin e dhimbshëm: “O Berisha jem bre...”.

Ngushëllime ka shprehur edhe muzikanti Florent Boshnjaku: “Eh more Valton... Shpirti yt i mirë do të jetë gjithmonë prezent mes neve. Pusho i qetë”.

“Purgatory” që mbeti pa Valtonin, njihet si një prej rok-grupeve nga vitet e nëntëdhjeta që është tërhequr dhe rikthyer kohë pas kohe, ndërsa pas vetes kanë një sërë hitesh të paharruara. /Telegrafi/