Please enter at least 3 characters.

Juventusi përgatitet të befasojë sërish me një ofertë marramendëse për Van Dijk

2020/02/VirgilVanDijk-1-e1580598258390.jpg
246:"LONDON, ENGLAND - JANUARY 29: Virgil van Dijk of Liverpool walks out prior to the Premier League match between West Ham United and Liverpool FC at London Stadium on January 29, 2020 in London, United Kingdom. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images

Juventusi është duke përgatitur një ofertë marramendëse për mbrojtësin e Liverpoolit, Virgil van Dijk. Kampioni italian dëshiron ta bëjë futbollistin holandez mbrojtësin më të shtrenjte për herë të dytë duke shpenzuar 150 milionë funte (178.5 milionë euro) për blerjen e tij.

Pasi befasoi me transferimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi (në vitin 2018), Zonja e Vjetër tash e ka identifikuar Van Dijkun si shënjestrën e radhës të madhe.

SunSport raporton se 28-vjeçari mund të kërkojë një sfidë të re nëse e fiton Ligën Premier me Liverpoolin këtë sezon, duke ia bashkëngjitur kështu trofeve të Ligës së Kampionëve, Kupës së Botës për Klube dhe Superkupës së UEFA-s.

Virgil van Dijk (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Pasi t’i ketë fituar shumë trofe me Liverpoolin, Juventusi mendon se ai mund të jetë i gatshëm për një sfidë të re në fund të sezonit – sidomos për faktin se ka luajtur në Mbretërinë e Bashkuar qe disa vite”

“Dhe klubi (Juve) është duke planifikuar aktivisht që të bëjë ofertë të madhe për të në verë”, ka thënë një burim pranë Bianocnerëve.

Van Dijk u bë mbrojtësi më i shtrenjtë kur iu bashkua Liverpoolit nga Southamptoni (75 milionë funte), ndërsa këtë rekord e theu Harry Maguire (85 milionë funte) kur iu bashkua Manchester Unitedit nga Leicester City në verën e kaluar. Juve është gati ta dyfishojë atë shumë. /Telegrafi/