Please enter at least 3 characters.

Juventusi nën drejtimin e Thiago Mottas po vuan në sulm - numrat e rendisin në mesin e ekipeve të poshtme të renditjes

2024/09/Screenshot-2024-09-24-222136.png

Juventusi ka marr tre barazime radhazi me rezultat 0-0 në kampionat, dhe nurmat pas sulmit nën drejtimin e Thiago Mottas nuk janë ato që kanë pritur. Gjigantët e Serie A, Juventus, pati një fillim bindës të sezonit, duke fituar kundër Como dhe Hellas Verona me rezultat identik prej 3-0 të dy ndeshjet e para të kampionatit.Megjithatë në tre takimet e pas tyre me Romën , Empolin dhe Napolin, të gjitha përfunduan në barazim 0-0, duke i bërë ekspertët të vënë në dyshim taktikat e Mottas.

Gjigantët e Serie A mund të kenë mposhtur PSV (3-1) në debutimin e tyre në Ligën e Kampionëve javën e kaluar, por statistikat e Serie A të raportuara nga La Gazzetta dello Sport shpjegojnë prodhimin e dobët sulmues të Bianconerëve në ndeshjet e ligës.

Juventus ndodhet në vendin e 14-të në Serie A për totalin e goditjeve (53) dhe i 13-ti për gjuajtjet në portë (17). Prekjet brenda kuadratit të kundërshtarëve ishin vetëm 81 (të 17-tit në Serie A), ndërsa harkimet ishin 54 (të 16-tit).

Së fundmi, Juventus tentoi vetëm 15 goditje nga jashtë zonës, duke u renditur sërish në mesin e skuadrave të gjysmës së fundit në vendin e 17-të.

Sulmuesi i tyre yll, Dusan Vlahovic, shënoi vetëm në një ndeshje, megjithëse ishte në fitoren 3-0 ndaj Hellas Veronës në gusht. Ai ishte dëshpërues kundër Napolit të shtunën pasi bëri vetëm gjashtë prekje në pjesën e parë.Sipas gazetës Tuttosport, Thiago Motta mund të konsiderojë të luajë me Kenan Yildiz si një 9 false në ndeshjet e ardhshme për të rritur prodhimin sulmues të Juventusit. 

Ndeshja e tyre e radhës është jashtë fushe në Genoa të shtunën. /Telegrafi/