Please enter at least 3 characters.

Juventusi monitoron Mahrezin

2019/03/Riyad-Mahrez-City-e1551430775119.jpg
246:"NEWPORT, WALES - FEBRUARY 16: Riyad Mahrez of Manchester City during the FA Cup Fifth Round match between Newport County AFC and Manchester City at Rodney Parade on February 16, 2019 in Newport, United Kingdom. (Photo by Harry Trump/Getty Images)
12:"Getty Images

Juventusi po peshon një lëvizje për sulmuesin anësor të Manchester Cityt, Riyad Mahrez.

Mahrez, 28 vjeç, ka luftuar për minuta nën drejtimin e Pep Guardiolas që nga ardhja e tij nga Leicester City për 60 milionë funte.

Ai ka përfunduar vetëm katër paraqitje nga 90 minuta të Ligës Premier dhe nuk ka luajtur asnjë minutë në ekipin e parë që nga janari.

Situata e tij ka bërë që Mahrez të mendoj largimin nga Etihad, por edhe klubet evropiane të vihen pas tij.

Riyad Mahrez (Foto: Harry Trump/Getty Images/Guliver)

Sipas mediumit britanik The Sun, Mahrez së shpejti mund të luaj futboll së bashku me Cristiano Ronaldon dhe Aaron Ramseyn.

Kjo pasi Juventusi është i interesuar për nënshkrimin e reprezentuesit të Algjerisë.

Përveç Mahrezit, Zonja e Vjetër ka shprehur interesim edhe për Joao Felix të Benficas dhe Romelu Lukaku të Manchester Unitedit.

Çmimi i yllit algjerian mendohet të jetë rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/