Please enter at least 3 characters.

Juventusi mbetet pa mbrojtës

2016/03/juveee-2016-1.jpg

Juventusi vazhdon të ketë probleme me lëndimet pasi edhe Stephan Lichtsteiner e la treningun me Zvicrën.

Bianconerët e humbën edhe Andrea Barzagli ditë më parë kur u largua nga treningu me Italinë.

Sipas RSI, Lichtsteiner mungoi në stërvitje dhe pritet që të mos jetë i pranishëm në ndeshjen në ndeshje me Republikën e Irlandës të premten.

Zonja e Vjetër do të kthehet në aksion në ndeshje me Empolin me 2 prill, dhe Massimiliano Allegri duhet të mendoj për mbrojtjen.

Barzagli, Martin Caceres dhe Giorgio Chiellini mbesin jashtë shkaku i lëndimeve. Po ashtu edhe Leonardo Bonucci dhe Alex Sandro janë të suspenduar. /Telegrafi/